Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar takim edhe me Princin e Monakos, Albert II, në Pallatin Principal.
Hashim Thaçi ka bërë të ditur se në këtë takim ka qenë i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, duke shtuar se Kosova gjithnjë e ka gëzuar përkrahjen e Monakos, njofton Klan Kosova.
''Në një takim me Princin Albert II në Pallatin Principal, i shoqëruar edhe nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, e falënderova Princin e Monakos për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën.
Kosova e ka gëzuar gjithnjë përkrahjen e Monakos, sidomos për anëtarësime në organizata ndërkombëtare dhe në forume sportive.
Forumi Ndërkombëtar “Paqja dhe Sporti” na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës. HTH''