Lajmet e fundit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka rikujtuar ditën e ribashkimit të Gjermanisë, 27 vjet më parë.
" “Sot si 27 vjet më parë, nuk ndodhi vetëm ribashkimi i Gjermanisë, por edhe çlirimi i Evropës nga komunizmi. Ndodhi riorganizimi i shteteve, duke rilindur një Bashkim Evropian të fuqishëm, që sot ne si popull e aspirojmë.Në ditën e bashkimit të Gjermanisë, populli i Kosovës përfundimisht ndau mendjen për të luftuar shtypjen dhe persekutimin sistematik, duke iu bashkuar luftës për liri".
"Gjermania ka mbështetur popullin e Kosovës në të gjitha periudhat dhe është partneri më strategjik i Kosovës në Evropë", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.