Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimeve të shumta me liderë në ndërtesën e Kuvendit, të premten pas dite është parë edhe në një ndërtesë të cilën dikur, jo shumë kohë më parë, e vizitonte vazhdimisht.
Thaçi është kapur nga kamerat në një vizitë në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Fillimisht presidenti Thaçi i shoqëruar dhe nga disa prej ministrave të PDK-së, ka pirë kafe në një kafeteri afër objektit të qeverisë.
Më pas, sikur shihet në pamjet e Ekonomia Online, Thaçi së bashku me ministrin Abelard Tahiri kanë shkuar në oborrin e selisë së PDK-së.
Vetëm pak minuta më pas, vetura është larguar. E Thaçi i cili ishte i ulur përpara nuk është parë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.