Lajmet e fundit

Kryetari i Agjencisë antikorrupsion, Hasan Preteni i’a ka dorëzuar raportin vjetor presidentit të vendit Hashim Thaçi.
Presidenti është shprehur i kënaqur me punën që ka bërë Agjencia antikorrupsion duke thënë se është shënuar progres në luftën kundër korrupsionit.
Bile ai ka thënë se edhe zyrtarët e BE-së kanë dhënë shenja pozitive se Kosova ka shënuar progres, njofton Klan Kosova.
Ndonëse në takimin e sotëm, Hashim Thaçi është shprehur i kënaqur në luftën kundër korrupsionit, ai gjithashtu ka thënë se percepcioni për korrupsionin dhe realiteti në Kosovë janë dy botëra të ndryshme.
Presidenti i vendit ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke pritur që të ketë rekomandim pozitiv duke shtuar se institucionet do të jenë të pakompromis në luftën kundër korrupsionit.
Në anën tjetër, Preteni ka falenderuar presidentin për përkrahjen e dhënë derisa ka thënë se këtë vit zyrtarët e lartë kanë deklaruar pasurinë në 99% .