29.05.2017 · përditësuar para 3352 dite1 min lexim
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën bisedoi për bashkëpunimin në mes të gjithë mekanizmave të sigurisë gjatë procesit elektoral, njofton Klan Kosova.
Thaçi u shpreh se “Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike dhe se pret që edhe zgjedhjet e këtij viti të jenë në të njëjtën frymë”.
Në takim u bisedua edhe për gjendjen e sigurisë në kontekst të fushatës elektorale dhe u nënvizua nevoja për bashkëpunim dhe bashkërendim të veprimeve të të gjithë protagonistëve.
“Të gjithë ata që e duan Kosovën, janë për proces elektoral të qetë e të suksesshëm”, pohoi Thaçi.
Sipas tij, Kosova ka mbajtur zgjedhjet e standardeve më të larta.
“Edhe këtë herë kemi siguruar vëzhgues që do të vërtetojnë se procesi elektoral është i këtyre standardeve”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.