Lajmet e fundit
Pos kishës, Tomislav Nikoliqi ka urdhëruar edhe rregullimin, brenda në të, të një kripte - vendi ku ai do të varroset pas vdekjes, në qytezën e Bajçetinës. Analistët dhe mediet po tallen me këtë vepër të presidentit serb, duke thënë se kjo është përpjekje e tij për t'u mbajtur mend si njeri popullor nga Shumadia apo edhe si shenjtor.

Megjithatë, ndërtimi i kishës dhe kriptës - vendvarrimit të tij, brenda saj, po shihet si e keqja më e vogël në aspektin financiar, duke patur paraqysh që tjerët shpenzojnë para të majme për gjëra tjera.
Objekti fetar ka kushtuar rreth 500 mijë euro, prejardhja e të cilave, sipas gazetës, nuk është sqaruar asnjëherë. 150 mijë janë dhënë për kishën dhe 350 mijë tjera për afreskat brenda saj.
Janë disa sundimtarë serbë që janë varrosur në kisha. Eshtrat e despotit Stefan Lazareviq ndodhen në manastirin e Koporinit te Velika Plana, ata të Stefan Uroshit III të Deçanit në Manastirin e Deçanit, ndërsa në kishën e Shën Gjergjit, në Oplenc, janë varrosur 29 pjesëtarë të familjes Karagjorgjeviq, apo gjashtë gjenerata të kësaj dinastie mbretërore të Serbisë.
klankosova.tv