Lajmet e fundit

Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani mori pjesë dje në Samitin e jashtëzakonshëm të krerëve të Shtetit të vendeve anëtare të Procesit të Brdo-Brijunit që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë.
Presidenti Nishani u takua edhe me disa kryetarë shtetesh, mes tyre edhe me zv/Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Samiti u zhvillua për forcimin e dialogut strategjik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA dhe BE.
Sot, Presidenti Nishani mori edhe një letër urimi nga Presidenti i SHBA Obama për Pavarësinë e Shqipërisë.