Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se nga dita e sotme do t’u dërgojë ftesa liderëve të partive opozitare për një takim në fillim të javës së ardhshme, lidhur me çështjen e presidentit.
Kështu u shpreh Kurti në një prononcim për media, teksa u pyet për këtë çështje, duke theksuar se zgjedhjet e reja nuk janë të nevojshme, raporton Klankosova.tv
“Unë besoj se me krerët e partive opozitare duhet të takohemi dhe besoj se qysh sot do t’i dërgoj ftesat për t’u takuar në fillim të javës së ardhshme”, tha Kurti.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.