Lajmet e fundit

Hassan Rohani do të bëhet këtë javë presidenti i parë i Iranit që udhëton në Evropë pas një dekade, transmeton Klan Kosova.
Ai do të nisë turneun në Itali më 14 nëntor, ku, pos zyrtarëve të shtetit, do të takojë edhe Papa Françeskun.
Më 16 dhe 17 nëntor, Rohani do të qëndrojë në Francë.
Ai do të shoqërohet nga disa ministra, ka bërë të ditur agjencia iraniane e lajmeve IRNA.
Turneu i Rohanit pason marrëveshjen historike bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore, të arritur në muajin korrik.