Lajmet e fundit

Presidenti i sapo zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka njoftuar se ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor.
Thaçi ka shkruar se ka pranuar urimet për zgjedhjen e tij në postin e ri si dhe ka konfirmuar angazhimin e Kosovës në përmbushjen e kushteve për paqe dhe stabilitet në rajon duke bërë të ditur që do të ofrohet bashkëpunim edhe më i madh në mes të dy vendeve, përcjellë Klan Kosova.
''Një telefonatë miqësore mora edhe nga, i cili më uroi për zgjedhjen president i shtetit. Biseduam për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të madh në mes dy vendeve tona. E tërë Europa Juglindore është kthyer kah e ardhmja me bashkëpunim dhe përkrahje për njëri-tjetrin. Sfidat që i kemi janë të njëjta dhe janë motiv për thellim të bashkëpunimit edhe më të mirë mes të gjithëve. Për të gjitha këto do të bisedojmë me presidentët e rajonit në samitin Brdo-Brione, që do të mbahet në muajin maj. Sllovenia dhe Kosova janë shembull i bashkëpunimit të mirë, që sa vjen e zgjerohet dhe thellohet. Kosova mund të marrë mësime të vlefshme nga përvoja e Sllovenisë në tranzicion dhe integrim në NATO e BE. HTH''