Lajmet e fundit

Sevilla nuk e ka pritur mirë transferimin e Vittolos te Atletico Madrid.
“Nëse nuk mund t’i besosh një personi...nuk mund të bësh më shumë”, tha shefi i Sevillës, Jose Castro.
“Këtu kemi dhënë gjithçka. Çfarë ndjej është indinjatë. Realiteti është që ai e shfrytëzoi Sevillën për të fituar më shumë para te Atletico”.
“Ai e la klubin shumë keq. Ai na bëri të dukemi keq pse s’e mbajti fjalën. Klubi bëri ofertë shumë të lartë që ta bëjë të qëndrojë. Ai në zhgënjeu si person. Ai na përgjëroi që ta zgjidhim një problem të cilin vetë e kishte krijuar”.