Lajmet e fundit

Presidenti i Kinës, Xi Jinping ka arritur në Moskë. Kjo është vlerësuar si “takim i rëndësishëm për marrëdhëniet bilaterale” nga homologu i tij rus, Vladimir Putin.
Ky do të jetë takimi i tretë mes të dyve në këtë vit ku priten që të arrihet marrëveshje e vlefshme dhjetë miliardë dollarë, shkruan RT, transmeton Klan Kosova.
Xi pas Rusisë do të qëndrojë edhe në Gjermani, ku do të mbahet Samiti i G20 këtë javë.
Putin paraprakisht ka njoftuar se Putin dhe Xi të hënën do të mbajnë takim informues, ka thënë Dmitry Peskov – zëdhënësi i Kremlinit.