Çmimi i madh i ''Emilia Romagna'' në Formula 1 fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të dielën në pistën ikonë të Imolas, por më në fund u anulua për shkak të përmbytjeve të tmerrshme në veri të Italisë.
Shefi i Formula 1 Stefano Domenicali, i cili është nga rajoni, shprehu shqetësimin e tij për situatën, transmeton klankosova.tv.
Duke folur për shtypin për të shpjeguar vendimin e tij, Stefano Domenicali kishte një mesazh prekës për qytetin e tij të lindjes.
“Është një tragjedi e vërtetë të shohësh se çfarë ka ndodhur në Imola dhe në Emilia Romagna, qytetin dhe rajonin ku unë u rrita. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e përmbytjeve dhe familjet dhe komunitetet e prekura''.
“Dëshiroj të shpreh mirënjohjen dhe admirimin tim për shërbimet e jashtëzakonshme të urgjencës që po punojnë pa u lodhur për të ndihmuar ata në nevojë dhe për të lehtësuar situatën – ata janë heronj dhe e gjithë Italia është krenare për ta”, tha presidenti i Formula 1.
Vendimi për të anuluar GP në Imola për shkak të përmbytjeve ishte "i duhuri", thotë Domenicali
''Vendimi që është marrë është i duhuri për të gjithë në komunitetet lokale dhe familjen e Formula 1'', këmbënguli Domenicali.
''Ne duhet të garantojmë sigurinë dhe të mos krijojmë një barrë shtesë për autoritetet ndërsa ata merren me këtë situatë të tmerrshme''.
Stefano Domenicali, presidenti aktual i Formula 1, është me origjinë nga Imola në Italinë veriore.
Natyrisht, në sytë e tij, Çmimi i Madh i ''Emilia Romagna'' spikat si veçanërisht i rëndësishëm në kalendarin e garave.
Për të, asgjë më e keqe nuk mund të kishte ndodhur!
https://klankosova.tv/anulohet-gara-e-formula-1-ne-itali-shkak-vershimet/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.