Lajmet e fundit

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka pranuar për BBC se ai personalisht i ka vrarë tre persona përderisa ishte si kryebashkiak i Davao.
“I kam vrarë tre persona.. Nuk e di se sa plumba të armës time hynë në trupin e tyre. Po ka ndodhur dhe nuk mund të gënjej për këtë gjë”.
Kjo deklaratë e tij erdhi disa orë pasi zëdhënësi i tij mohoi që Duterte e ka vrarë ndonjë njeri personalisht, transmeton Klan Kosova.
Dyshimet mbi vrasjet që ai mund t’i ketë kryer personalisht lindën të mërkurën në Pallatin Presidencial kur këtë gjë ai ia pranoi një grup të biznesmenëve.
“Në Davao unë i vrisja personalisht njerëzve vetëm për t’iu treguar policëve se nëse unë mund ta bëj pse nuk mund ta bëni ju? Ecja me motoçikletë, për t’i kontrolluar rrugët, duke kërkuar për telashe. Unë me të vërtetë kërkoja për konfrontim në mënyrë që të mund ta vrisja dikë”, ka thënë Duterte.