Lajmet e fundit

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka drekuar sot me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, bashkë me komandantin Rrahman Rama.
Thaçi në adresimin e tij për media potencoi se ishte ndjenjë e shkëlqyeshme të kishte një drekë të përbashkët me ushtarët.
Si Komandant Suprem i Ushtrisë së Kosovës, Thaçi ka bërë të ditur se do t’i propozojë Qeverisë së Kosovës rritje pagash për ushtarët e FSK-së pasi thekson se e meritojnë të kenë një jetë të dinjitetshme.