Lajmet e fundit

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, është larguar nga vendi, pasi talebanët kanë pushtuar edhe kryeqytetin.
Dihet se ai është në shënjestër të talibanëve, pas bashkëpunimit që ka bërë me SHBA-në kundër organizatës së tyre.
Një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme tha se Ashraf Ghani është nisur për në Taxhikistan.
Abdullah Abdullah, kreu i Këshillit të Lartë për Pajtimin Kombëtar, ka postuar një video në Facebook duke konfirmuar se Presidenti afgan Ashraf Ghani është larguar nga vendi.
Ai u ka kërkuar njerëzve që të ruajnë qetësinë dhe që forcat afgane të sigurisë të bashkëpunojnë në sigurimin e sigurisë.
Abdullah kërkon nga talebanët që të lejojnë pak kohë për bisedime para se të hyjnë në qytetin e Kabulit. Forcat talebane janë parë brenda qytetit, por shumica e kryengritësve mbeten të grumbulluar në periferi të qytetit.