18.09.2015 · përditësuar para 3970 dite1 min lexim
Në protestën e mbajtur në Luginën e Preshevës, pos të rinjve, nuk munguan as të moshuarit.
Njëri nga ta është edhe Sejdi Fejzullahu, 82 vjeçar, njofton Klan Kosova.
Ai ftoi edhe të tjerët ta përkrahin protestën, edhe pse ka pak shpresë që gjendja e shqiptarëve në Luginë të Preshevës do të ndryshojë.
Në mesditë dhjetëra persona, nën organizimin e shoqërisë civile dhe organizatave të dala nga lufta e UÇPMB-së , ia mësynë Kuvendit Komunal të Preshevës.
Nga vendi ku dikur qëndronte lapidari kushtuar çlirimtarëve, u këndua edhe himni kombëtar shqiptar.
Ata akuzuan Serbinë se po i diskriminon, dhe po mundohet që të bëjë spastrim etnik.
Shqiptarët e Luginës janë të pakënaqur edhe me udhëheqësit e tyre lokal, nga të cilët askush nuk mori pjesë në këtë tubim.
Kronikë nga Besnik Tahiri.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.