Lajmet e fundit

Shtatori i këtij viti pritet të jetë afati i përfundimit të punimeve të ndërtimit të fabrikës së ujit në Shkabaj.
Kryeshefi ekzekutiv i Ujësjellësit rajonal Prishtina, Gjelosh Vataj, premtoi se deri në nëntor të këtij viti se qytetarët e Prishtinës do të kenë ujë 24 orë , njofton Klan Kosova.
Sipas tij, kjo është data kur do të përfundojë projekti për ujësjellësin i financuar nga Banka Gjermane dhe Kominsioni Evropian në vlerë prej 12 milionë e 890 mijë Euro. Kontrata për këtë projekt është nënshkruar më në nëntor të 2014 dhe punimet kanë filluar vetëm pak ditë më pas.
Vataj tha se të punësuar në këtë projekt ka edhe të huaj, por që pas përfundimit, menaxhimi do të bëhet krejtësisht nga kosovarët.