Shumë premtime që u dhanë nga ata që kërkonin largimin e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian tashmë janë harruar fare.
Gazeta britanike online The Independent ka renditur disa nga premtimet kryesore e që nuk u mbajtën nga liderët që bënë kampanjë për largimin e Britanisë nga BE, përcjellë Klan Kosova.
Premtimi se pas Brexit-it 407 milionë euro që Britania dërgon në strukturat e Bashkimit Europian do të shkojnë tek Shërbimin Shëndetësor Kombëtar i shtetit, jo që është harruar, mirëpo vetëm një ditë pas votimit ishte mohuar edhe të jetë bërë ndonjëherë.
Nigel Farage, një nga figurat kryesore që loboi më shumë për realizimin e Brexit-it vetëm një ditë pas votimit, në një emision të mëngjesit në një nga televizionet britanike kishte thënë.
“Ishte një gabim, nuk ka qenë diçka që e kam përkrahur unë”.
Premtimi tjetër se do të ndalohet ardhja e migrantëve po ashtu nuk është mbajtur.
Madje një nga deputetët e konservatorëve në emisionin Newsnight tha se“ne kurrë nuk kemi thënë se do ta ndalojmë, thjeshtë kemi thënë se do të marrim masa për ta kontrolluar”.
Premtimi i tretë, se ekonomia nuk do të afektohet nga largimi po ashtu nuk ka dal të jetë i vërtetë.
Ekonomia u prek dhe atë menjëherë, duke pasur rënie të funtes qysh në orët e para post-Brexit.
Një premtim tjetër ishte ai se ndërveprimet si për shembull mes ekspertëve dhe shkencëtarëve nuk do të ndikohen nga ndarja politike që synonte Britania, po ashtu doli të jetë krejtësisht i pavërtetë.
Universitetet brenda BE-së kanë kërkuar mospërfshirje të studiuesve nga universitetet britanike në studimet e përbashkëta.
Tjetër premtim i parealizuar është ai se Britania do të kursejë para nga energjia elektrike. Kjo jo vetëm që doli të jetë e pavërtetë, por ishte komplet e kundërta. Britania pritet të humbë më shumë para me tarifat dhe pagesat kufitare kur do t’i duhet të importojë rrymë, gjë që pritet të ndodhë shumë shpejtë, për shkak se Britania po prodhon më pak sesa shpenzon, shkruan The Independet, përcjellë Klan Kosova.
Britanikët ishin frikësuar nga liderët pro-largimit se Turqia është afër të futet në BE dhe parashihej që afër pesë milionë turq do t’ia mësynin ishullit për një jetë më të mirë. Gjë që nuk do të ndodhë, sepse Turqia dhe BE-ja pas tentim-puçit në Turqi i kanë ftohur raportet.
Ndërsa premtimi i fundit, por jo më pak i rëndësishëm ishte ai se “ne do ta marrim përsëri kontrollin”.
Diçka që britanikët nuk po e shohin se ka ndodhur ende, shkruan The Independent, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv