08.04.2016 · përditësuar para 3768 dite1 min lexim
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në ceremoninë e inaugurimit të tij në pozitën e të parit të shtetit ka thënë se ai do të jetë gardian i kushtetutshmërisë dhe i të drejtave e lirive të qytetarëve të vendit, njofton Klan Kosova.
"Në sistemin tonë demokratik Presidenti është gardian i kushtetutshmërisë. Në momentin që dhashë betimin, unë jam roje i këtij dokumenti".
Ai është zotuar që do të punojë shumë në forcimin e shtetësisë së vendit, në dialogun ndërpartiak në vend, në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe kundër dukurive ekstremiste që rrezikojnë të ardhmen e vendit, njofton Klan Kosova.
"Do të punoj fort për forcimin e identitetit shtetëror. Jam i vetëdijshëm që muajt e fundit kemi pasur një imazh fort të mirë. Si roje i kushtetutës, do të jem i paanshëm politikisht".
"Do të ofroj mundësi dialogu pa dallime partiake. Do të jemi së bashku në betejën politike drejt integrimit në Bashkimin Europian. Aleatëve të nderuar dhe miqve nga e tërë bota, ju premtoj se Kosova do të jetë hallkë e fortë në luftën kundër terrorizmit. Kosova e njeh kulturën e negociimit, dhe për gjërat që mund të merremi vesh i kemi dyert dhe zemrat e hapura".
"Por me ata që kërcënojnë miqtë tanë e liritë dhe të drejtat tona, s’do të ketë asnjëherë kompromis. Kosova është pjesë e luftës globale, kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kosovarët pa dallim besimi, kanë orientim euro-atlantik. Do të bëj gjithçka që t’i ndihmoj Kuvendit të republikës së Kosovës që t’i afrohemi integrimit në BE, NATO dhe OKB".
klankosova.tv
.
.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.