Premier League nga edicioni i ardhshëm do ta ketë një sistem të ri për konstatimin e pozitës jashtë loje.
Vendimi është marrë sot nga Federata e Futbollit anglez.
Kjo falë një teknologjie të re automatike e cila do të zbatohet në sezonin 2024/2025.
Vendimi është marrë sot nga FA, me teknologjinë që i verifikon “offside” më mirë se sistemi VAR.
Tifozët e pranishëm në tribuna do ta kenë të mundur ta shohin vet në ekranin e stadiumit momentin kur vendoset vija e drejtë për ta sinjalizuar një pozitë jashtë loje.
“Teknologjia do të sigurojë vendosje më të shpejtë dhe të qëndrueshme të linjës virtuale jashtë loje, bazuar në gjurmimin optik të lojtarit.”
“Do të prodhojë grafikë transmetimi me cilësi të lartë për të siguruar një përvojë të përmirësuar në stadium dhe transmetim për mbështetësit”, shkruhet në njoftim.
Shpeshherë tifozët e Premier League nuk janë ndarë të kënaqur me sistemin VAR-in.
Premier League clubs have unanimously agreed to the introduction of Semi-Automated Offside Technology from next season
It will provide quicker placement of the virtual offside line and high-quality graphics to ensure an enhanced broadcast and stadium experience
— Premier League (@premierleague) April 11, 2024
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.