Një nga transferimet që ka bërë bujë natyrisht që është ai i Granit Xhakës.
Pas dy vjetësh fantastike me Bayer Leverkusenin, Xhaka vendosi të kthehet në Premier League duke iu bashkuar Sunderlandit.
Ai do të jetë pjesë e "Maceve të Zeza" për tre vjet.
Rikthimit të 32-vjeçarit iu gëzua edhe Premier League, duke i uruar mirëseardhje futbollisti me prejardhje nga Kosova.
"Mirë se u ktheve në Premierligë, Granit Xhaka”, shkruante në postimin e ligës elitare angleze.
Mesfushori ka një përvojë të gjatë në ligën angleze me Arsenalin.
Me "Topçinjtë", Granit Xhaka, pati 225 ndeshje, ku fitoi dy herë FA Cup e madje mbajti edhe shiritin e kapitenit.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.