Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka thënë se kompozicioni i forcave opozitare është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Kështu tha ai në emisionin "DPT te Fidani", teksa shtoi se PDK-ja është ajo që do të formojë Qeverinë e Kosovës me Bedri Hamzën si kryeministër, transmeton Klankosova.tv.
"Unë mendoj që Partia Demokratike e Kosovës e formon Qeverinë. Sipas disa informacioneve që i kemi, një kompozicion i forcave opozitare është fituese e zgjedhjeve. Nëse dikur është folur për shifra të mëdha dallimi mes PDK-së dhe VV-së, tani flitet për një fushë shumë të ngushtë ku rezultati mund të përmbyset nga momenti në moment", tha Prelvukaj.
https://www.youtube.com/watch?v=UCcerjr0Le0
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.