10.08.2019 · përditësuar para 2548 dite1 min lexim
Ka ndërruar jetë një i ri nga Juniku pasi i njëjti ishte prekur nga “etheve e minjve”.
Dyshohet se Fluturim Gaxherrin, djalin 21 vjeçar, kjo sëmundje e preku pasi ka konsumuar ushqim të helmuar nga minjtë.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur komuna e Junikut, ndërsa mbrëmë është raportuar se gjendja e të riut është përkeqësuar.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka bërë thirrje që ushqimet të ruhen nga minjtë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.