Lajmet e fundit

Të shënojë shumë kosha, është një nga gëzimët më të mëdha për një basketbollist në fushë. Por duket se për dikë nuk ishte kështu.
Një basketbollist pranoi një nga surprizat më të veçanta, kur në ekranin e fushë u shfaq vëllau i tij, ushtar në Afganistan me një mesazh për të.
“Matty, të kam përcjellur nga këtu. Për ne, shtëpia është kudo që jemi bashkë,mezi pres te të takoj. Shumë shumë shpejt. Ti gjithmonë ke ndjekur ëndrrat dhe shpresat tuaja, jam krenar për ty”, tha ai, transmeton Klan Kosova.
Derisa vëllau tjetër ishte i mbytur në lotë dhe mendonte se vëllau po i drejtohej nga Afganistani, ai doli nga dhoma ku ishte dhe u hodhën në përqafim. Të dy nuk ishin parë që 7 muaj.
Ky moment, është po aq emocionues sa edhe reflekton dashuri pa fund, të atillë që mund ta ketë vetëm vëllau për vëllaun.