Kjo zonjë e brishtë, është në pritjen e fëmijës së saj.
Megjithatë Tatiana nuk do të mund ta shoh ndoshta me sytë e saj asnjëherë fëmiun e saj që do të lind, pasi ajo është e verbër.
Por doktori i saj David, duke ditur gjendjen e nënës Tatiana, i bëri një befasi shumë të këndshme, për fëmijën e saj të dytë.
Ajo ishte një dhuratë e mrekullueshme që vetëm nëna mund ta besoj atë ndjenjë, kështu mjeku i mundësoi pacientës së saj të verbër ta ''prekë'' vogëlushin ende pa lindur pasi që nuk mund ta shihte dot nga syri i ultrazërit, përcjellë Klan Kosova.
Kjo mami u emocionua jasht mase, kur doktori ia përshkruante pamjen e djalit të saj të pagëzuar me emrin Murilo, por ajo çfarë e bëri më prekëse ishte momenti kur ajo kuptoi që mjeku i saj i solli një ''mini-skulpturë'' prej allçije e që ishte struktura e djalit të saj në momentin kur ajo u kontrollua përmes ultrazërit.
Për më shumë ndiqeni videon në vazhdim që ju sjell, Huggies:
https://www.youtube.com/watch?v=KD0AC43fc_4
Me anë të kësaj video-je janë organizuar edhe disa fushata sensibilizuese për nënat që janë në gjendje të tillë, në mënyrë që t'iu ofrohet mundësia nënave të verbëra për të parë fëmijët e tyre në një mënyrë të veçantë, shkruan Theinspirationroom.com, transmeton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.