Lajmet e fundit

Mëngjesi i hershëm i së dielës ishte i qetë në kompleksin memorial të familjes Jasharaj.
Por qetësia nuk zgjatë në Prekaz kur fshati fillon të vërshohet nga vizitorë nga të gjitha anët e Kosovës e jashtë saj,njofton Klan Kosova.
Për t’i nderuar të rënët e Jasharajëve në Prekaz erdhën edhe grupe qytetarësh nga Maqedonia.
Por shumë nga këta vizitorë nuk vijnë në këtë fshat të Skenderajt vetëm gjatë marsit.
Këtë të diel pati edhe nga ata që Prekazin e panë për herë të parë.Të shoqëruar nga prindërit edhe këta fëmijë vizituan kompleksin memorial të Jasharajve.
Veç varrezave e kullës këtë vit vizitorët në Prekaz mund të shohin edhe armë, rroba e gjësende tjera të familjes Jashari të vendosura në muzeun e këtushëm që u hap pak ditë më parë.
Kronikë nga Flutra Nushi.