Lajmet e fundit

E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka dalë nga objekti i Presidencës së Kosovës.
Raportohet se zrtarja amerikane u takua me presidenten Vjosa Osmani, por deri më tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar, raporton Eo, transmeton Klankosova.tv.
Prattipati hyri në objektin e Presidencës së Kosovës në kohën kur aty po mbahej takimi i presidentes Vjosa Osmani me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.