Lajmet e fundit
Ceremonia qendrore për rivarrimin e eshtrave të heroit kombëtar, Isa Boletini, do të mbahet me 10 qershor 2015, në stadiumin Adem Jashari në qytetit të Mitrovicës.

“Prapë, na erdhi Baca Isë”, është motoja me të cilën do të zhvillohet manifestimi për rivarrimin e heroit kombëtarë, Isa Boletini.
Kështu ka njoftuar për media zëdhënësi i Këshillit Organizativ për organizimin e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Heroit Kombëtar Isa Boletini, Ibrahim Shala.
“Në takimin e sotëm u shqyrtuan të gjitha përgatitjet e deri tashme, të bëra në nivel lokal, qendror dhe të aktiviteteve shkencore”.
“Nga të pranishmit u aprovua dhe motoja e manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini”.
“Ceremonia qendrore do të mbahet me 10 qershor 2015, në stadiumin ʺAdem Jashariʺ të qytetit të Mitrovicës”.
“Vargu i aktiviteteve të manifestimit të rivarrimit të Heroit Kombëtar Isa Boletini, do të fillojë me 5 qershor 2015, me mbajtjen e konferencës shkencore, të organizuar nga Instituti i Historisë nga Prishtina, Instituti i Historisë nga Tirana dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi, me titull, ʺIsa Boletini në Lëvizjen kombëtare shqiptareʺ./Klan Kosova.