Lajmet e fundit

Kuvendi i Kosovës nuk procedoi me amandamentetet për specialen - me kërkesë të koalicionin qeverisës PDK-LDK.
Deputetët e lëshuan sallën.
Kur të gjithë po dilnin nga aty, në Parlament shkuan Ministri i Jashtëm Hashim Thaçi dhe ai i Drejtësisë Hajredin Kuci.
Nuk e thanë asnjë fjalë për atë që ndodhi.
Përfaqësues të opozitës mezi pritën të deklarohen rreth zhvillimeve të seancës, transmeton Klan Kosova.
Gati njëjtë folën edhe deputetët tjerë që ishin kategorikisht kundër themelimit të Speciales, e cila pritet të gjykojë pretendimet për krimet që thuhet se i kanë bërë disa pjesëtarë të UÇK-së.
Albin Kurti i Vetëvendosjes kërkoi që puna e Gjykatës Speciale të harrohet krejt.
Gazetari Besnik Tahiri sjell prapaskenat e seancës së sotme parlamentare.