Lajmet e fundit

Këtë të martë u mbajt mbledhja e fundit e Kryesisë së Kuvendit, e cila ka për të bashkërenduar punët për mbledhjen Konstituive për parlamentin e ri që do të mbahet më 3 gusht, njofton Klan Kosova.
Shumica e partive politike në kuvend u përfaqësuan me nënkryetar por Lista Serbe e dërgoi kryetarin e ri, Goran Rakic që vështirë i njeh ambientet e Kuvendit.
Brenda në takim atmosfera është e mirë, përderisa i gjithë përcaktimi për mbledhjen e parë të Legjilaturës së dalur nga votimet , nuk zgjat as gjysmë ore.
Kur, kjo u krye Pal Lekaj i AAK-së e Glauk Konjufca i Vetëvendosjes, u panë duke u shtyrë me fjalë pasi që partia e këtij të dytit assesi nuk pranon të votojë për Koalcionin PAN.
Ndërkohë, nga 3 Gushti Salla e Mbledhjeve Plenare të Parlamentit , do të duket ndryshe, të paktën në formën e renditjes së partive .
Pos kësaj, në mbledhjen e kryesisë, është vendosur që 26,27, e 28 korriku të jenë ditët kur duhet të regjistrohen gjithë 120 Ligjvënësit e ri të Kosovës.
Kronikë nga Besnik Tahiri