25.12.2020 · përditësuar para 2045 dite1 min lexim
Për 100 vjetorin e Masakrës së Prapashticës, ku u vranë 1520 qytetarë civilë, gjatë muajit janar pritet të vihet gurthemeli i një memoriali në nderim të viktimave.
Por, banorëve nuk po iu pëlqen vendi që është caktuar për t’u ndërtuar ky monument.
Ata duan që lapidari të zë vend në oborrin e shkollës dhe jo në pronën e djalit të Isa Mustafës i cili i fali katër ari tokë për këtë projekt.
Sipas banorëve, vendi skaj rrugës nuk është aq i përshtatshëm sikur ai pranë shkollës i cili do t’u shërbente edhe nxënësve për të mësuar historinë.
Ata nisën një peticion për të kundërshtuar këtë vendim të komunës i cili është aprovuar edhe në Kuvendin Komunal.
Për projektin në fjalë janë ndarë 175 mijë euro.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.