Lajmet e fundit

Në koncertin e David Guetta dhe Robin Schulz të mbajtur mbrëmë në Maqedoni, mysafire speciale ishte këngëtarja kosovare Era Istrefi, njofton Klan Kosova.
Era doli para mijëra maqedonasve për të performuar live “Bon bon”, me të cilën këngëtarja ka arritur famë të madhe përreth botës.
Përveç kësaj, në një fotografi të postuar në llogarinë e menaxherit të Erës, Faton Shoshi, shihet David Guetta nën shoqërinë e tij dhe Erës që me sa duket është bërë para se koncerti të fillonte.