Lajmet e fundit

Një person është arrestuar dje në Pejë pasi kishte këputur gypin e ujit përmes të cilit furnizoheshin disa shtëpi banimi me ujë të pijshëm.
Siç njofton policia, i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje, transmeton Klan Kosova.