Lajmet e fundit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Kaçanik nën dyshimet për veprën financim i terorrizmit,
Policia njofton se me urdhër te Gjykatës është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit me ç’ rast në cilësi të provave materiale janë konfiskuar disa pajisje elektronike, fletushka dhe një karikator pa fishekë, transmeton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.