Lajmet e fundit

Në orët e mbrëmjessë të mërkurës, një patrullë e Trafikut Rajonal të Prizrenit e ka arrestuar të dyshuarin N. Tarjani i cili që prej dhjetë ditësh ishte në kërkim nga policia mbi bazën e dyshimit se i i njëjti kishte kryer veprën penale Vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit kallashnikov me 33 fishekë e cila dyshohet të jetë përdor në rast, transmeton Klan Kosova.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalur në mbajtje.