Lajmet e fundit

Policia e Ferizajt dje ka arrestuar tre persona, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje”, kurse i dyshuari i katërt, i njohur për policinë , është në kërkim.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 5 korrik, kur të dyshuarit, K.S. 25 vjeç dhe L.S kanë hyrë me forcë në shtëpinë e viktimës ,i cili kishte qenë me anëtarët e familjes në gjumë dhe nën kërcënim nga viktima kishin marrë rreth 600 Euro ,1 telefon dhe një orë dore ku pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes, transmeton Klan Kosova.