Lajmet e fundit

Një burrë dhe një grua me origjinë shqiptare detyronin një 18-vjeçare nga Moldavia të prostituonte në rrugët e Torinos.
Tutorëve iu është dhënë dënimi me 9 vite e 6 muaj burgim.
Ata e kishin detyruar të miturën të shpërngulej në Parella, një fshat i Torinos, në komunën e Bairos, Itali ku ata jetonin dhe më pas e kishin nxjerrë në rrugë duke i thënë të kryente marrëdhënie seksuale me klientët pa mjete mbrojtëse.
Është mësuar se i riu shqiptar ishte i prekur nga virusi HIV. Ai jeton në një komunitet të izoluar. Avokati i dy të pandehurve, Wilmer Perga bëri thirrje për uljen e dënimit, shkruan Tv Klan.
Viktima, një vajzë analfabete ishte nisur për në Milano sapo kishte mbushur 18 vjeç. Në Moldavi ajo nuk kishte më askënd që të kujdesej për të. Shqiptari, “pronari” i saj, i thoshte asaj vazhdimisht kur e rrihte: “Ti je e imja për një vit dhe nuk ke të drejtë të ankohesh”.
Vajza u shpëtua pas disa muajsh jetesë mes dhunës dhe abuzimit, sepse në rrugën Bairo ishte sulmuar verbalisht nga prostitutat e shqiptarit.
2 gra e kishin sjellë në policinë e Castellamonte-s për denoncimin dhe ndërkohë që rrëfente historinë e saj, 18-vjeçarja nuk pushonte së qari.