Është mbase Prajmi më i shumëpritur i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.
Dhe kjo kryesisht për arsye të këtij banori që qëndroi shkurt brenda shtëpisë, por që hyrja e tij bëri shumë bujë.
Atilla Kardesh ish-burri i banores, Drenusha Latifi, i tregon opinionit se qëllimin e kishte të qartë.
E prania e tij këtu, solli si asnjëherë më parë edhe panel ekspertësh të cilët e shtjelluan në të gjitha aspektet e duhura rastin që nxiti reagime e akuza kundër televizionit.
Por, dalja dhe sqarimet rreth rastit Atilla –Drenusha ishin vetëm një pjesë e spektaklit të së premtes mbrëma.
Dy banorë u larguan nga shtëpia por jo nga votat e publikut.
Këtij përjashtimi iu gëzua Gresa Gashi që shpërtheu në lot.
Banorët e shtëpisë më të famshme në vend para vetes e patën edhe sfidën “shkrimet në mjaltë” që ngjalli shume të qeshura.
E kjo fundjavë do të jete më ndryshe për gratë e shtëpisë.
Se a do të ja dalin banorët sfidës së buxhetit do të kuptohet të hënën në orën 21:00 në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=PSSVFvzdY0o
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.