Lajmet e fundit

Maurizio Sarri mund të shkarkohet në fundjavë nga pozita e trajnerit të Juventus.
Gjithçka do të varet nga rezultati nga ndeshja kundër Inter, shkruan MailOnline, transmeton Klan Kosova.
Hierarkia e klubit thuhet se është e pakënaqur me mënyrën si italiani i ka trajtuar futbollistët. Pozicioni i tij është vënë edhe më në pikëpyetje pas humbjes nga Lyon në Champions League në 1/16 e kësaj gare.
Sarri të dielën e pret në Torino Antionio Conten me Interin dhe ndodhet nën presion edhe për shkak të garës për kryesim në Serie A.