Lajmet e fundit

Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga Posta e Kosovës që të mbyllë rreth 40 pika të pagesave të produkteve të tyre që ky institucionin i ka të vendosura nëpër insititucione të tjera të Kosovës në nivel qendror dhe lokal, njofton Klan Kosova.
Bëhet fjalë për pikat e pagesave ku qytetarët deri më tani kanë kryer pagesa brenda objekteve të institucioneve.
Por këtë vendim e kanë kundërshtuar drejtuesit e Postës pasi sipas tyre një gjë e tillë është antiligjore.
Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutivit në Postën e Kosovës ka deklaruar se këtë vendim nuk do ta përfillin pasi sipas tij, një gjë e tillë do t`i shkaktonte humbje kësaj kompanie rreth gjysmë milion eruo gjë që do të rrezikonte 1 mijë punëtorëve që ka Posta e Kosovës, njofton Klan Kosova.