Lajmet e fundit

Viti 2016 u shpall viti i Nënës Terezë.
Krejt kjo pasi e diela e 4 shtatorit do të jetë dita kur në Vatikan do të bëhet shenjtërimi i saj.
E për nder të humanistes me nam, Posta e Kosovës promovoi pullën postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”.
Promovimi i kësaj pulle u bë në praninë e shumë personaliteteve politike e fetare në vend.
Kryeministri i vendit Isa Mustafa tha se kjo ditë ishte e veçantë për të.
Me këtë pullë kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha, tha se arriti një mision të madh.
Edhe Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Dodë Gjergji tha se falë Nënës Terezë shqiptarët janë simpatizuar nga e gjithë bota.
Në fund, kryeshefi i postës pati edhe dhurata për disa nga të pranishmit.
Kronikë nga Artiana Matoshi.