Lajmet e fundit

Posta dhe Telekomi i Kosovës ka lëshuar në qarkullim falas edhe 20 mijë numra të “Valës” për bashkatdhetarët.
Kjo në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”.
Kjo ndodhi si rezultat i interesimit të madh të bashkatdhetarëve për projektin e regjistrit, i cili implementohet nga Ministria e Diasporës, njoton Klan Kosova.
Vala i është bashkuar në muajin Korrik kësaj fushate duke dhuruar 50 mijë numra për mërgimtarët , i cili vjen me 100 minuta , 50 SMS dhe 500 MB falas. 20 mijë numrat e shtuar të premten kanë vlefshmëri për 13 muaj.
Drejtori i “Vala”-s Agron Mustafa ka theksuar se numrat e dhënë nga operatori në fjalë janë një lloj matësi i prezencës së mërgimtarëve në Kosovë.
Vlefshmeria e këtyre numrave është programuar në formën që numri te funksionojë edhe vitin e ardhshëm kur mërgimtarët vijnë në Kosovë.Ministri i Diasporës Valon Murati është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin ndërsa ka thënë se ky është një motivim që bashkatdhetarët të regjistrohen në pikat e vendosura në kuadër të fushatës “Ti je pjesë e atdheut”.