Lajmet e fundit

Post Malone ka nderuar mikun e tij të ndjerë Mac Miller, gjatë një koncerti në Kaliforni, transmeton Klan Kosova.
23-vjeçari pati të veshur një bluzë në të cilën shkruante RIP Mac Miller.
Pasi dëgjoi se miku i tij Mac vdiq javën e kaluar, reperi hyri në Twitter për të bërë një postim prekës.
‘Ti ishte një person i pabesueshëm. Ti ke ndryshuar kaq shumë jetë. Kishte shumë dashuri në zemrën tënde. Ti më frymëzove gjatë shkollës së mesme dhe nuk do të isha këtu sot pa ty. Ti ishe personi më i sjellshëm dhe i sinqertë. Të dua shumë Mac’, shkroi ai.
Ai shtoi: ‘Ne do ta bëjmë atë album një ditë. Më mungon shumë’.

