Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, të premten bisedoi me homologun e saj portugez, Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santos Silva.
Haradina-Stublla ka deklaruar se gjatë kësaj videokonference kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve, dhe gadishmërinë e thellimit të mëtejmë të tyre në funksion të rrugës eurointegruese.
“Ministri Silva më konfirmoi mbështetjen e plotë të Portugalisë për liberalizimin e vizave për Kosovën, dhe premtoi që edhe gjatë semestrit të radhës të Presidencës portugeze të BE-së do të vazhdojë përkrahja për Kosovën dhe rajonin”, tha Haradinaj – Stublla.