Lajmet e fundit

Presidentja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e re të Portugalisë në Hungari, jorezidente për Kosovën, Maria Jose Morais Pires, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.
Kryetarja e shtetit vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin midis Kosovës dhe së Portugalisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.
Jahjaga e uroi ambasadoren Morais Pires për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të suksesshme gjatë mandatit të saj si ambasadore jorezidente e Portugalisë në Kosovë.
Ndërkaq, ambasadorja Morais Pires shprehu përkushtimin e institucioneve të Portugalisë për thellimin e bashkëpunimit me institucionet e Kosovës në çdo sferë me interes për të dyja vendet, transmeton Klan Kosova.