Sonte do të luhet ndeshja e dytë e grupit F në mes Portugalisë dhe Çekisë e cila do të nisë nga ora 21:00.
Tashmë të dyja kombëtaret i kanë bërë zyrtare formacionet, ku për portugezët në sulm do të startojë ylli Cristiano Ronaldo.
Ndërsa te Çekia, sulmit do t’i prijnë dyshja Schik dhe Kuchta, njofton Klankosova.tv.
Më poshtë gjeni formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve:
Portugalia: Costa, Dias, Pepe, Dalot, Mendes, Vitinha, Fernandes, Silva, Cancelo, Leao dhe Ronaldo.
Çekia: Stanek, Krejci, Hranac, Holes, Coufal, Sulc, Soucek, Provod, Doudera, Schik dhe Kuchta.
Ndeshjen mund ta ndiqni LIVE në Klan Kosova dhe Artmotion.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.