Lajmet e fundit

Vizatimin në murin e një prej ndërtesave të rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë, ku pretendohet të paraqitet portreti i Presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, në një mënyrë të pahijshme, e ka dënuar edhe Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK)
RrGGK e konsideron këtë akt seksist dhe mizogjinist.
“Një akti i tillë është fyes dhe i papranueshëm për cilindo qytetarë të Republikës së Kosovës”, thotë RRGGK.
Prandaj, për të shprehur pakënaqësinë dhe njëherësh dënimin që RrGGK i bën këtij akti, ky rrjet, sot në ora 11:00, ndërmerr aksion për lyerjen, gjegjësisht mbulimin, e këtij akti të shëmtuar.
RrGGK çmon lartë punën dhe kontributin e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve të vendit tonë, me theks të veçantë në përkrahjen e të drejtave të grave.
“RrGGK vlerëson lartë imazhin e mirë të Presidencës nën mandatin e saj, si një institucion i pa korruptuar i taksapaguesve tanë, i cili është imazhi që më së miri e ka përfaqësuar Kosovën ndërkombëtarisht”, përfundon reagimi i RRGGK-së.