Lajmet e fundit

Chelsea është në prag të kompletimit të një marrëveshjeje me portierin portugez Eduardo, ka deklaruar trajneri i Dinamo Zagrebit, Zlatko Kranjcar.
Kranjcar ka thënë se 33 vjeçari emri i të cilit më parë është përmendur edhe me Sporting, mund t’i bashkohet ekipit të Premier Ligës.
Eduardo ishte pjesë e skuadrës portugeze që fitoi kampionatin Europian këtë vit, mirëpo nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Eduardo e ka nderin e madh që të shkojë në një klub të madh si Chelsea. Mendoj se shumë shpejtë ai do të jetë në Stamford Bridge”, ka thënë Kranjcar.