Lajmet e fundit

Një burrë kishte filluar një llotari prej 150 paundëshe që të fitohej Porsche e gruas së tij, ngase sipas tij makina është shumë e shpejtë për të.
33 vjeçari i kishte premtuar gruas së tij Leanne se do i blinte makinën tip Porsche Cayenne s 4.5 V8 ngjyrë të zezë, kur ata edhe ishin takuar për herë të parë.
Zonja e dashuronte makinën në fillim por një herë kur doli në autostradë ishte shqetësuar tepër ngase për të ishte makinë shumë e fuqishme.
Kështu duke pasur në pronësi vetëm për disa muaj,bashkëshorti Andi fillimisht u përpoq për ta shitur por klientët që dëshironin ta blinin ofronin më pak se sa ajo vlente.
Ndërkaq ai goditi me idenë e dhënies së makinës në një lotari, ku fituesi mund ta merrte atë falas nëse fitonte, e hyrja në lotari kushton 150 paund./oranews.